Lajme

Nesër në orën 12:00 në sallën e KK në Preshevë, SHNP bënë shpalosjen e programeve/konkurseve për vitin 2019

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës së me datë 12 Mars 2019 në ora 12:00 në Sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë, Shërbimi Nacional për Punësim – Filijala në Preshevë do të bëjë shpalosjen e programeve/konkurseve për vitin 2019.

Fokus i veçantë këtë vit do të iu jipet bizneseve të vogla dhe të mesme, kryesisht punëdhënësve të cilët do të punësojnë persona nga kategoria e margjinalizuar e shoqërisë apo atyre me nevoja të veçanta, praktikantë, vetëpunësim, punë publike, etj.

Përveç bizneseve, inkurajohen lartë të marrin pjesë në këtë prezantim edhe udhëheqësit e institucioneve publike, kryetarët e bashkësive lokale, si dhe të gjithë të rinjtë dhe të rejat që kanë interes për ndërmarrësi.

Të gjithë të interesuarit që do të marrin pjesë në këtë prezantim, luten që fillimisht të konfirmojnë pjesëmarrjen tek zyret e entit për punsim në Preshevë para datës 12 Mars 2019, ndërsa aplikimet në programet konkrete nga të interesuarit mund të bëhen menjëherë pas prezantimit të programeve/konkurseve.

Suksese!
Komuna e Preshevës dhe Enti për Punësim