Lajme

Paparaci publikon emrat e të arrestuarve për sulmin kundër Valon Sylës

Tre persona të rinj janë arrestuar për sulmin kundër gazetarit Valon Syla, që ndodhi të martën mbrëma në Prishtinë.

Paparaci ka zbuluar se të dyshuarit janë Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani.

Ministri Xhelal Sveçla njoftoi pak minuta më parë se se tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetari Syla, janë arrestuar sot.

“Pas një pune intensive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar i pari i MPB-së në Facebook.