Të fundit

Komuna e Bujanocit përfituese e një auto-ambulance nga organizata turke TIKA

Komuna e Bujanocit së bashku me dy komuna tjera si Bosilegradi dhe Kikinda janë përfitues të auto-ambulancave të dhuruara nga TIKA turke.

Auto-ambulancën e pranova nga ambasadori i Republikës së Turqisë Sh.T. Hami Aksoy dhe Drejtori i TIKA-s për Ballkan dhe Europën Lindore z. Muhammed Ünal.

Kërkesa për auto-ambulancën vie si rezultat i numrit të madh të pacientëve që kërkojnë shërim jashtë teritorit të komunës sonë, dhe donacioni i saj është një ndihmesë e madhe.

Raportet e mira me TIKA-n na sollën edhe këtë donacion dhe bashkëpunimi jonë vazhdon, si në të kaluarën ashtu edhe sot.

Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së donacionit ishte edhe Ministri në Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Pushtetit Lokal dhe njëherit kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

  • Nagip Arifi, kryetar i Bujanocit