Sporti

Nuk e lanë të futet në Kosovë, ky është reagimi i ashpër i klubit serb

Klubi serb i basketbollit, Sloga nga Kraljeva nuk është lejuar të futet në territorin e Kosovës

Presidenti i klubit të basketbollit Sloga nga Kraljeva, Uros Matic ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve të Kosovës, të cilat nuk e lanë kontingjentin serb të futej në territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ai tregon se fëmijët e këtij klubi ishin ndaluar në pikën kufitare të Jarinjes pasi nuk e kishin miratimin e njërit prej autoriteteve të Kosovës.

Ai ka shtuar se Sloga nuk e kishte kërkuar miratimin sepse një gjë e tillë nuk ishte praktikë deri më tani.

“Ne jemi ndaluar pa hyrë mirë pasi supozohet se ata kanë kërkuar miratim nga një autoritet, pavarësisht nëse e quajnë atë Ministri apo si e quajnë ata. Ne nuk e kemi kërkuar ndonjë miratim pasi kjo nuk ishte praktikë deri tash”, është shprehur për mediat serbe presidenti i Slogas.