Lajme

NË MBLEDHJEN E KRYESISË SË TRUPIT KOORDINUES JANË NDARË NGA BUXHETI MJETET TRANSFERE PËR KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

Në mbledhjen e Kryesisë së Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, është dakorduar ndarja e mjeteve të buxhetit për këto komuna. Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, deklaroi se komunave iu janë ndarë mjetet të cilat Qeveria e Republikës së Serbisë përmes Trupit Koordinues ua transferon këtyre komunave.

„Këtë vit është formuar Komisioni për përpilimin e kritereve për ndarjen e mjeteve transfere, në të cilin ishin edhe përfaqësuesit e këtyre tri komunave duke u dakorduar për kriteret në bazë të cilave do të ndahen mjetet transfere komunave. Buxheti për këtë vit i Trupit Koordinues për mjetet transfere është 264 milion dhe 33 mijë dinarë, dhe sipas kritereve të përcaktuara komunës së Preshevës i takojnë 38,5%, komunës së Bujanocit 41%, dhe komunës së Medvegjës 20%. Nga buxheti i Trupit Koordinues në këtë mënyrë komuna e Bujanocit iu janë ndarë 109,573,695 dinarë, komunës së Preshevës 101,652,705 dinarë, komunës së Medvegjës 52, 806,600 dinarë. Vendimi mbi Ndarjen e Mjeteve Transfere është miratuar njëzëri”, ka deklaruar Stankoviq.

Në mbledhjen e Kryesisë së Trupit Koordinues është miratuar edhe Raporti i Punës i këtij organi qeveritar për vitin e kaluar dhe janë dakorduar aktivitete të reja për këtë vit.

Përveç kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, nënkryetarit të Trupit Koordinues, Sima Gazikaloviq dhe drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues, Daniela Nenadiq, në mbledhje morrën pjesë kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, kryetarët e kuvendeve komuna të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Sami Salihu, Adnan Salihu dhe Milan Stevanoviq, si dhe deputetët popullor Nenad Mitroviq dhe Fatmir Hasani.