Kryesore

Kamberi: Me ambasadorin Hill e Braathu diskutam çështjet konkrete që kërkojnë zgjidhje urgjente për shqiptarët e Luginës!

Deputeti Kamberi sot mirëpriti në takim Ambasadorin e SHBA-së në Serbi,Christopher Hill dhe atë të OSBE-së, Jan Braathu në zyrën e tij në Bujanoc, transmeton Ministria e Lajmeve

Kamberi në njoftimin e tij ka shkruar se ai dhe ambasadorët e lartëpërmendur u dakorduan se pozita e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ka nevoj urgjente për përmirësimin e pozitës dhe mirëqenies së shqiptarëve në Serbi.

Postimi i plotë i Kamberit:

Sot, me Ambasadorin e SHBA, Christopher Hill e atë të OSBE, Jan Braathu, në zyrën e asistencës së deputetit, diskutam çështjet konkrete që kërkojnë zgjidhje urgjente për shqiptarët e Luginës!

Bashkarisht me Sh.T. z.Hill e Braathu u pajtuam që në momentumin që ndodhemi, Lugina e Preshevës ka nevojë urgjente për të parë lëvizje konkrete në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të këtij rajoni.

⚫️ Njohja e diplomave nga Kosova

⚫️ Zgjidhja e ngërçit dhe punësimi i personelit mjekësor në Preshevë, që ende po mbahet peng nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë!

⚫️ Integrimi i plotë shqiptarëve në sistemin gjyqësor!

⚫️ Integrimi i plotë i shqiptarëve në Polici në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc

Të gjitha këto, si pjesë e realizimit të planit 7 Pikësh ishin temë diskutimi gjatë këtij takimi me shpresë që me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtar progresi nuk do të mungojë në vazhdimësi!

Gjithësesi, bisedimet Kosovë-Serbi kanë impaktin e madh tek ne e nga ku, Lugina pret zgjidhjen e një mori çështjesh.