KryesoreLajme

Kamberi: APN dhe PD kanë marrëveshje për një listë në zgjedhjet lokale në Bujanoc

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi në konferencë për media ka folur për akuzat që kohëve të fundit janë bërë nga qeverisja lokale e komunës së Preshevës për një faturë 5 mijë dinarë.

Kamberi ka përdorur një fjalorë të vrazhdë ndaj oponentëve politik në Preshevë dhe Bujanoc duke u shprehur se partia e tij është e gatshme të përballojë këtë koordinim politik.

Ai theksoi se ka informacione që dega e APN-së në Bujanoc ka arritur marrëveshje për të dalë me listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Kjo është një çështje e tyre dhe neve nuk na intereson dhe sulmet e tyre të sinkronizuara që vijë herë nga PD herë nga APN tregon qartë se këto dy subjekte janë bashkë për ta sulmuar PVD”, tha mes tjerash Kamberi,

Sipas tij sulmohen subjekte politike që ja kanë frikën ndërsa ka folr edhe për shumë çështje tjera politike