Të fundit

Sot në selinë e KKSh-së në Bujanoc qëndruan për vizitë ambasadori i SHBA-së, Hill dhe i OSBE-së Braathu

Ambasadorẽt u pritẽn nga Kryetari Nevzad Lutfiu dhe zẽvendẽsi Enkel Rexhepi

“I kërkova mbështetje për krijimin e një qendre për qëndrim ditor për fëmijët me nevoja të veçanta.
I njoftova me injorimin që Ministria e Informimit ua bëri mediave në gjuhën shqipe në konkurset e shpallura nga kjo ministri vitin e kaluar.
Po ashtu ambasadorët i njoftova me rolin destruktiv të drejtorit të çerdhes “Gëzimi ynë” në Bujanoc i cili edhe përkundër nevojës së madhe për hapjen e paraleleve shqipe ai nuk po e bënë një gjë të tillë.
Po ashtu janë disa raste të veçanta të pasivizimeve të adresave që morën vëmendjen e ambasadorëve, të cilëve iu bë e ditur se ky proces është selektiv dhe tendencë e hapur për spastrim etnik.
Dhe sigurisht, i paraqita rastet ku në institucionet shtetërore që gjenden në Luginë të Preshevës po vijnë kuadro nga qytete të tjera të Serbisë ndërsa po injorohen kuadrot nga vendi” ka deklaruar Nevzad Lutfiu.