Kryesore

Nga nesër për të hyrë në Serbi, duhet të keni test-PCR jo me të vjetër se 48 orë

Nga ora 00:00 ditë e Hënë për të hyrë në Serbi duhet PCR test jo më të vjetër se 48 orë.

Ata që nuk posedojnë test, duhet ti nënshtrohen izolimit në shtëpi për 10 ditë.
Këto masa siç ka njoftuar qeveria e Serbisë do të vlejnë deri me 10 janar.

Për udhëtarët qê kalojnë transit nëpër Serbi nuk duhet test, kështu që ata që hyjnë në Serbi, kanë afat kohorë 12 orë për ta lëshuar vendin.

Ndërsa sa i përket ardhjes nga Kosova në Serbi, ende nuk ka infomacione zyrtare të sakta se a do të vlejë vendimi i Qeverisë serbe në lidhje me lëvizjen mes RKS-së dhe SRB-së