Lajme

Hovenier: ShBA-ja druhet për tensione të reja në veri të Kosovës, për shkak të ndalimit të dinarit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur dronë se Kosova rrezikon të përballet me tensione të reja në veri për shkak të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, që thotë se euroja është e vetmja valutë zyrtare në vend, dhe që ndalon dinarin serb.

Ai ka shprehur drojë se Kosova rrezikon të përballet me tensione të reja në veri për shkak të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.

Hovenier ka thënë se duhet të merren veprime të duhura për të siguruar që serbët do të ndihen të sigurt, pasi sot ka hyrë në fuqi rregullorja e re e BQK-së, e cila e ndalon përdorimin e dinarit në Kosovë.

“Serbët do të ndjehen të shkëputur nga benefitet që i përfitojnë. Askush nuk e dëshiron këtë”, tha Hovenier pas takimit me kryeministrin Kurti, teksa nuk dha detaje rreth diskutimeve me të parin e ekzekutivit.

Hovenier, tha se ky vendim duhet të rishqyrtohet për shkak se sipas tij mund të sjellë tensione të reja dhe eskalim të situatës në veri të Kosovës.

“S’e di si mund të shmangen të paktën frustrimet nga qytetarët serbë si rezultat i kësaj rregulloreje dhe zbatimit të saj që është sensistive për shqetësimet e tyre. Po ju jap një shembull. Tash mund të jetë një person që është duke marrë një benefit social që është mësuar me një proces, besoj që ai proces është të shkosh në zyrë postare të Serbisë për ta marrë pagesën në kesh. Si e merr ai person tash benefitin, cfarë procedura janë që ai person ta marrë atë benefit. Ai person i moshuar mund të jetë konfuz mund të ketë tensione nga njerëzit që ndihen se janë lënë jashtë ndihmave sociale që varen. Askush s’e do një gjë të tillë. Jemi të shqetësuar për qytetarët dhe jetët e tyre”, deklaroi Hanovier..

Hovenier po ashtu theksoi se ShBA është kundër rregullores së re të BQK-së nëse nuk përgatitet si duhet dhe në mënyrë të plotë.