Zgjedhjet e KKSH-së me elektorë do të mbahen në Pallatin e Sporteve në Bujanoc
Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve do të mbahet më 7 maj në ora 10:00 në Pallatin e Sporteve “Mlladost” në Bujanoc.
Të drejtë vote në zgjedhje kanë 523 elektorë.
Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave konfirmoi se zgjedhjet do të mbahen në sallën e sportit të Bujanocit, e cila ditë më parë u dërgoi ftesa zgjedhësve për kuvendin zgjedhor.
“Në Kuvendin Zgjedhor mund të marrin pjesë vetëm elektorët, aplikimi i të cilëve është konfirmuar me vendim të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social.
Nëse një zgjedhës largohet nga godina e Qendrës Sportive gjatë asamblesë zgjedhore, nuk do të mund të kthehet në sallën ku mbahet kuvendi zgjedhor”, njofton ministria.