FutbollSporti

Sot zhvillohet ndeshja e vitit në Premierligë/ Manchester City – Arsenal

Manchester City do të presë ndeshjen më të madhe të sezonit 2022/23 të Premier League, pasi do ballafaqohen me rivalët për titull, Arsenal sonte në mbrëmje.

Skuadra në formë e Pep Guardiolës është në kontroll të fatit të tyre në garën për titull dhe një fitore pothuajse do të garantonte se ata do të merrnin në duart e tyre një trofe që para disa muajsh dukej i humbur, përcjellGazetaBlic Sport.

Fituesi i këtij takimi do të bëhet favorit për të ngritur trofeun muajin e ardhshëm. Një barazim do të favorizonte gjithashtu Man City pasi ndeshjet e fundit kanë parë që Arsenali të humbasë terren në garën për titull.

Pak para ndeshjes, mediumet angleze kanë publikuar formacionet e mundshme:

Man City XI: Ederson; Akanji, Dias, Laporte; Stones, Rodri; Mahrez, Gundogan, De Bruyne, Grealish; Haaland

Arsenal: Ramsdale – White, Gabriel, Holding, Zinchenko – Odegaard, Partey, Xhaka – Saka, Jesus, Martinelli