Të fundit

Të gjithë të interesuarit mund të testohen për Covid-19, në Institutin e Shëndetit Publik në Vranjë

Instituti i Shëndetit Publik në Vranjë njoftoi sot se të gjithë personat e interesuar mund të testohen për Corona virusin COVID-19 në Institutin e Shëndetit Publik në Vranjë nga data 16 maj, çdo ditë pune nga 9:00 – 21:00, të Shtunat dhe të Dielën nga ora 9:00 – 15.00h, ky është një lajm i rëndësishëm për qytetarët e komunës së Preshevës të cilët janë të interesuar për të bërë testin për Covid-19.

Është e nevojshme të keni letërnjoftimin dhe të mbushni kërkesën personale të kompletuar për testimin COVID-19, të cilën e keni si foto!

Të gjithë personat e interesuar që paraqesin një kërkesë personale për testim, duke përdorur testin RT-PCR-SARS-CoV2, duhet të bëjnë një pagesë prej 6000 dinarë (50 euro) në arkën e Institutit të Shëndetit Publik Vranje, ose në llogarinë rrjedhëse 840-269667-10, qëllimi i pagesës “Testimi në COVID-19”

Ky test mund të përdoret për ata që duan ti shmangen vetizolimit nëse dalin negativ, për ata që kur kanë hyrë në Serbi janë dërguar në vet izolim 14 ditë dhe për ata që duan të udhëtojnë jashtë shtetit!