Lajme

Baton Haxhiu paralajmëron: Avdullah Hoti nuk do të shkoj në SHBA, do të anulohet takimi në Shtëpinë e Bardhë

Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar akuzat e ngritura kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.

I ftuar në “Opinion”, Haxhiu u shpreh se pas anulimit të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që bëri Thaçi, të njëjtin vendim do marrë edhe kryeministri Avdullah Hoti.
Haxhiu tha se ka informacione që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk do të shkojë në këtë takim, duke lënë të kuptohet se takimi mund të anulohet.

“Ai është nisur dhe është në një prej qyteteve evropiane, por problemi kryesor është që dyshoj se zoti Hoti mund të jetë atje, për disa arsye. E para nënshkrimi i disa marrëveshjeve është i kategorizuar i tillë, pasi nuk mund ta nënshkruajë Kryeministri. I pari është Parlamenti, fuqia e dytë është Presidenti dhe pastaj është Kryeministri. Kryeministri mund të nënshkruajë gjëra më të thjeshta, por jo kaq të rëndësishme sa marrëveshja e datës 27. Dyshoj që ka guxim në kuptimin politik dhe se duhet të shkoj zoti Hoti”, tha Haxhiu, duke shtuar se kishte informacione dhe nuk po bënte analizë.