FutbollSporti

West Hami ia shkakton humbjen e dytë Unitedit

West Ham United ia ka shkaktuar humbjen e dytë në sezonin e ri Manchester Unitedit.

Në xhiron e gjashtë të Premier Ligës, “Çekanët” fituan 2 me 0.

Andriy Yarmolenko i dha epërsinë vendasve në fund të pjesës së parë, para se Aaron Cresswell në minutën e 84-të me një supergol nga gjuajtja e lirë të vuloste fitoren e West Hamit.

Pas gjashtë ndeshjeve, West Hami ka 11 pikë, ndërsa Manchester Unitedi vetëm tetë. “Djajtë e Kuq” në gjashtë ndeshje kanë, dy fitore, dy barazime e dy humbje