Të fundit

Arifi vazhdon vizitat nëpër Bashkësi Lokale, sot vizitoi fshatin Leran

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi së bashku me bashkëpunëtorë po vazhdon me vizitat nëpër Bashkësi Lokale.

Ai gjatë ditës sotme ishte në fshatin Leran i cili bashkëbisedoi me banorët për problemet me të cilët ballafaqohen qytetarët e kësaj bashkësie lokale.

“Lerani do të ketë përpjekje të pakursyer nga Komuna e Preshevës për investime të çdo pune thelbësore që përmirëson standardin e jetës së banorëve”- ka shkruar z.Arifi.

Postimi i plotë :

Sot ishim në fshatin Leran për të bashkëbiseduar me banorët e kësaj Bashkësie Lokale për bashkëveprimin e mëtutjeshëm në zgjidhjet e problemeve të lëna pas dore dekada me radhë.

Në sfidën e krizës së pandemisë globale edhe Lerani ka pësuar dëme të dukshme që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e jetës së banorëve e sidomos si zonë rurale me kultivim në masë te madhe të sektorit të agronomisë.
Ndihmesa jonë me Pakon Emergjente ka qenë si një shërbim për lehtësim për përballimin e situatës së shkaktuar nga Covid-19.

Lerani do të ketë përpjekje të pakursyer nga Komuna e Preshevës për investime të çdo pune thelbësore që përmirëson standardin e jetës së banorëve.