Lajme

Veseli: PDK është kundër korrigjimit të kufijve, jemi e vetmja parti që nuk luajmë me fjalë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend që lidhen me dialogun.

Veseli në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk refuzon ftesat zakonisht por sipas tij mënyra se si kryeministri Avdullah Hoti ka ftuar takimin ka qenë jo e rregullt.

“Ne nuk refuzojmë takime sidomos kur kanë të bëjnë me interesin e vendit”, tha ai, përcjell Telegrafi.