Të fundit

Argjend Sherifi takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin

Argjend Sherifi, këshilltari i dorëhequr nga grupi i APN-së në kuvendin e Preshevës sot ishte në vizitë te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Postimi i plotë i këshilltarit të kuvendit komunal në Preshevë Argjend Sherifi:

Takim informues me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Është privilegj i madh që mu dha rasti ta informojë drejtëpërsëdrejti kryeministrin rreth zhvillimeve aktuale politike në Komunën e Preshevës.

Mendësia kryeneçe e një përfaqësuesi politik, qoftë kryetar komune sikur ky në ikje, nuk i zbeh dot raportet tona institucionale Luginë-Institucione të Republikës së Kosovës, sepse mbi të gjitha bashkëpunimi jonë me shtetin e Kosovës, nuk është thjeshtë bashkëpunim institucional por është një lidhje e pamohueshme gjaku dhe shpirtërore.