Tragjedia në Velipojë, pas 2 motrave dhe nënës, ndërron jetë edhe djali i familjes Gjoka
Numri i viktimave nga shpërthimi i bombolës mëngjesin e 4 korrikut në Velipojë ka shkuar në 4, pasi djali i vogël i familjes mbylli sot sytë përgjithmonë.
Djali 12-vjeçar i familjes Gjoka nuk ka rritur dot t’u mbijetojë plagëve të djegies dhe ndërroi jetë pas 3 muajve.
Daniela, vajza 19-vjeçare ndërroi jetë e para, më pas motra e saj 14-vjeçare Klarisa, mamaja dhe në fund djali i vogël.
Ata nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit, në hotelin në pronësi të familjes në Velipojë.
Daniela do të martohej në muajin gusht por ngjarja aksidentale në hotelin e familjes në Velipojë, e cila mund të parandalohej, i mori jetën tragjikisht.