FutbollSporti

Sonte Liga e Kombeve: Sllovenia kundër Kosovës, e Shqipëria e pret Kazakistanin

Sot do të zhvillohen ndeshjet e Rundit të pestë të Ligës së Kombeve, në ligat e tyre përkatëse.

Tifozët shqiptarë, sot mund të ndjekin kombëtaret e tyre, Shqipërinë që ndodhet në Ligën C’, ku sot takohet me Kazakistanin me fillim nga ora 18:00, shkruan IndeksOnline

Me të përfunduar ky takim, ndeshjen e radhës në Ligën C’ do ta luajnë “Dardanët”, ku e mendojnë fitore ndaj Sllovenisë. Kjo sfidë fillon nga ora 20:45.

Më poshtë të gjitha takimet e ditës së sotme.