Të fundit

Aktori preshevarë deklarohet pasi Policia e Kosovës ia hoqi tabelat e Serbisë në mes të Prishtinës

Vendimi për masën e reciprocitetit të targave ndaj Serbisë, gjatë ditës gjeti zbatim edhe në Prishtinë.

Policia e Kosovës në qendër të kryeqytetit kishte ndaluar një veturë me targa të Serbisë, derisa po ia vendosnin ato të përkohshme RKS.

Gazeta Online “Reporteri.net“, ka kontaktuar me personin në fjalë, e që është Kastriot Saqipi nga Lugina, përkatësisht nga Presheva njëherit aktor në serialin “Ça ka shpija”, ku i njëjti është shprehur se Policia e Kosovës ishte shumë korrekte pasi po zbatonte urdhërin.

“Sa i përket sjelljes së policit, ka qenë shumë e mirë, ka zbatuar urdhëresën dhe jemi shumë në rregull”, tha fillimisht ai.

Tutje ai shtoi se do ta mbështes këtë vendim pasi ligji është ligj dhe duhet respektuar.

“E përkrahi reciprocitetin, dhe me qejf i paguaj 5 euro. Ligji është ligj, këtë e kemi kērkuar prandaj duhet ti gëzohemi kësaj. Po ashtu me qejf po i mbaj emblemat e Kosovës” tha aktori.