Shqipëri

Rudina Hajdari – Bashës: Mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja

Mos e quani veten një “demokrat” z. Basha, dhe mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja sonte”, kwshtu shkruan Rudina Hajdari nw Facebook, duke shprehur dukshwm kundwrshtimin e saj ndaj kreut tw Partisw Demokratike dhe protestws sw opozitws.

“Azemi dhe e gjithë Shqipëria në 1990 protestuan për të sjellë demokracinë në Shqipëri jo nëpërmjet dhunës. Ju po protestoni ta grisni atë demokraci copë e grimë. Shqiptarët e zakonshëm e panë të vërtetën e shëmtuar sonte se, dhe s’mund të gabojmë t’iu quajnë ju një “demokrat”. Ky është një mashtrim. Edhe pas 30 vjetësh e kopjon Azemin shëmtuar duke përsëritur refrenin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Shqiptarët nuk e përdorin dhunën për të manipuluar njerëzit e zakonshëm, z. Basha, e aq më tepër Demokratët të cilët kanë qenë përherë paqësor. Ata nuk i kërcënojnë institucionet dhe proceset politike sepse nuk mund të fitojnë zgjedhjet. Ata nuk bëjnë kompromis paqen dhe stabilitetin e një kombi, sepse ata nuk mund të fitojnë zgjedhjet – dhe e dinë që pas humbjes dy herë, ata kurrë nuk do të fitojnë herën e tretë përmes kësaj shfaqje të shëmtuar”, shkruan ajo.