Sinani: Në dialogun Kosovë-Serbi, patjetër duhet të përfshihet edhe Lugina e Preshevës
Kryetarja e komunës Preshevës, Ardita Sinani në proboncimin e saj në televizionin e “Kanal10”, ka deklaruar se në dialogun Kosovë-Serbi, patjetër duhet të përfshihet edhe Lugina e Preshevës, pëcjell Ministria e Lajmeve
“ Ne jemi të vetëdijshëm që nuk e përcaktojmë agjendën, formatin apo takimet ndërmjet dialogut Kosovë-Serbi, por si përfaqësues legjitim tëLuginës ne duhet të përfshihemi direkt ose indirekt në çdo gjë që po negociohet për Luginën e Preshevës dhe duhet pasur kujdes që Lugina e Preshevës mos instrumentalizohet për interesa të kryeqendrave të ndryshme” – ka thënë znj.Sinani gjatë intervistes
Për më shumë mund ta shikoni intervistën e plotë :