Lajme

Serbia deklarohet “e paanshme” në tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës

Serbia zyrtare ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk pjesë e çfarëdo konflikti politik apo konflikti tjetër, ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Ministria e Punëve të Jashtme bëri me dije se Serbia nuk do të bëhet pjesë e problemit por është e gatshme të ndihmojë në uljen e tensioneve.

“Është e domosdoshme të ulen tensionet dhe t’i jepen shanset diplomacisë. Eskalimi i konfliktit do të ndikonte negativisht në politikën e jashtme të Beogradit zyrtar. Të dyja vendet (Rusia dhe Ukraina) janë vëllazërore”, kanë thënë nga Ministria për Zërin e Amerikës.

Shumica e vendeve perëndimore kanë dalë pro Ukrainës, pas tensioneve të ngritura në kufi nga shteti rus. Në mesin e reaguesve ka qenë edhe Kosova, nëpërmjet presidentes Vjosa Osmani.

“Republika e Kosovës qëndron përkrah Ukrainës”, ka shkruar ajo ditë më parë në Twitter.