Të fundit

LVV: Nesër takimi drejt marrëveshjes për koalicionin!

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka pasur përafrim në takimin e sotëm me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

VV po ashtu ka njoftuar se takimi i radhës drejt marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK është nesër.

“Në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim. Takimi i radhës drejt marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK është nesër”, thuhet në komunikatë.