Të fundit

Nagip Arifi priti në Bujanoc, Komisarin e OSBE-së dhe Ambasadorin e Misionit të OSBE-së

Kryetari I komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur sot në takim zyrtarë Komesarin e Lartë të OSBE-së për Pakica Nacionale me seli në Hagë,Kairat Abdrakhmanov dhe Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Brathu. Lajmin e ka konfirmuar Arifi përmes një postimi në profilin e tijë në fb ku shkruan. “Sot, mirëprita në takime të ndara Komesarin e Lartë të OSBE-së për Pakica Nacionale me seli në Hagë z. Kairat Abdrakhmanov dhe Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Serbi z. Jan Brathu.
Me z. Abdrakhmanov biseduam për respektimin e pakicave nacionale në Serbi, respektivisht për komunitetin shqiptar. Ritheksova nevojën për njohjen sa më të shpejtë të diplomave, zhvillimin ekonomik që do të sjellte mirëqenie dhe paqe si dhe implementimin e planit 7 pikësh. Kurse me ambasadorin Brathu biseduam më shumë për procesin e regjistrimit. E njoftova me ecurinë e regjistrimit si dhe shfrytëzova rastin ta falemnderoj për kontributin e tij për përgatitjet e procesit të regjistrimit” ka shkruar kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.