Të fundit

Serbia rrit pagat për mantilbardhët dhe mësimdhënësit

Nga 1 shtatori, pagat e infermierëve dhe teknikëve shëndetësorë, si dhe edukatorëve u rritën me 5.5 për qind, ndërsa rritjen do ta ndjejnë në tetor kur do t’u paguhet pagat. Infermierët që punojnë në spitale mund të llogarisin në një rritje prej rreth 3700 dinarë, ndërsa paga e infermierëve në qendrat shëndetësore do të jetë më e lartë për rreth 3500 dinarë. Paga e mësuesve në shtator do të jetë më e lartë për rreth 4100 dinarë.

Bëhet fjalë për një rritje të jashtëzakonshme të pagave prej 5.5 për qind në arsim dhe shëndetësi dhe siç është paralajmëruar më parë, në janar të vitit të ardhshëm do të ketë rritje prej 10 për qind.

Një infermiere e cila punon për kujdesin ndaj pacientëve në spital, tani ka pagën bazë prej 66,706 dinarë, dhe me rritjen e shtatorit prej 5,5 për qind, paga do të jetë 70,431 dinarë. Nëse do të ketë rritje të pagave edhe për 10 për qind, siç është paralajmëruar, paga e tyre bazë do të jetë 77.475 dinarë.

Infermierët në qendrat shëndetësore tani kanë pagë bazë prej 64.112 dinarë, ndërsa me rritjen e shtatorit mund të llogarisin në shumën prej 67.638 dinarë. Me një rritje të re prej 10 për qind, ata do të marrin pagë prej 74.402 dinarë.

Një infermiere që punon në repartin e terapisë intensive, salla operative, urgjencë, psikiatri, infermiere radiologjie tash e ka pagën bazë prej 69.102 dinarë, ndërsa me një rritje prej 5.5 për qind do të ketë 72.906 dinarë. Me rritjen e paralajmëruar të pagave prej 10 për qind, infermierët në terapi intensive mund të llogarisin në pagën prej 80.183 dinarë.