FutbollSporti

Behar Ismaili nga Presheva nënshkruan me ekipin belg Anderlecht

Behar Ismaili ka nënshkruar kontratën e parë profesionale.Mesfushori 18-vjeçar është përkushtuar te Anderlecht deri në mesin e vitit 2025.

Belgu shqiptar është pjesë e RSCA Futures që nga viti i kaluar.

Ismaili erdhi në Anderlecht nga Crossing Schaerbeek në vitin 2017.

Vitin e kaluar ai luajti pesë herë për Futures në 1B. Ai ende nuk ka luajtur kẽtë sezon. Ismaili ka lindur në vitin 2005 në fshatin Leran të Preshevës. Ai mbërriti në Belgjikë kur ishte ende fëmijë.

Ka kombësi belge dhe shqiptare Mesfushori aktualisht është pjesë e ekipit të Shqipërisë U21, për të cilën ka luajtur tashmë pesë ndeshje.