Të fundit

Nagip Arifi përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës për financimin e teksteve shkollore në Luginë

Kryetari i komunës së Bujanocit ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për financimin e teksteve shkollore për nxënësit e shkollave fillore në Luginë të Preshevës

„Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e 250.000 eurove për sigurimin e teksteve shkollore është për t’u përshëndetur dhe i mirësëardhur për të gjithë nxënësit shqiptarë në Luginë.

Përkushtimi ndaj shqiptarëve në Luginë nga Republika e Kosovës tregon kujdesin e vazhdueshëm për qytetarët tanë.“ ka shkruar Arifi