Serbi: ‘ora policore’ prej neser nga ora 18:00 deri ditën e shtunë në ora 5:00 të mëngjesit
‘Ora policore’ ose ndalesa e lëvizjes së lirë të qytetarëve në Serbi do të filloj prej neser nga ora 18:00 deri ditën e shtunë në ora 5:00 të mëngjesit
“Tri ditët e fundit ka rënë numri i paraqitjeve me koronavirus, ne kemi më pak se 5 përqind të të infektuarve, nëse kjo vazhdon do të jetë më e lehtë për ne”, tha Presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
“Duhet të dëgjojmë profesionistët, ekspertët, epidemiologët dhe mjekët. Papritur ne jemi të gjithë ekspertë të virusit të koronës. Detyra jonë ishte të dëgjonim profesionin, jo politikën”, tha Vuçiq, duke iu referuar masave të festës së 1 majit.