Lajme

Shpend Ahmeti kritikohet nga qytetarët për çmimin e lartë të biletës

Pas lajmit të publikuar nga ana e kryetarit të Prishtinës në lidhje me fillim e linjës së rregullt Prishtinë-Aeroport-Prishtinë reagojnë shumë qytetarë për çmimin e lartë. Sipas tyre ky është një çmim i papërballueshëm për qytetarët e Rep.së Kosovës duke pasur parasysh standardin e jetesës. Më të zëshmit kanë qenë ata nga diaspora të cilët kanë krahasuar me çmimet e transportit nëpër qytete të ndryshme të Europës. Sipas tyre çmimi nga qyteti në drejtim të aeroportit sillet diku rreth 3 euro. Ndërsa bie në sy Aeroporti i Gjenevës ku bileta është falas dhe vlen për 80 minuta nëpër të gjithë qytetin.