Të fundit

Arifi falënderon kryeministrit Kurti për mbështetje

Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Financave dhe Transfereve ka ndarë mjetet për ndihmë financiare në shumën prej 500 mijë euro për komunat me shumicë shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Nga shuma totale e 500 mijë eurove e cila është përcaktuar të ndahet në tri pjesë, komuna e Preshevës ka përfituar 200 mijë euro, nga totali i donacaionit për Luginën, raporton Ministria Lajmeve.

Për këtë sot ka reaguar kryetari i komunës së Preshevës Shiprim Arifi. Përmes një postimi ai ka falënderuar kryeministrin Kurti.

“Faleminderit Kryeministër KURTI për mbështetje në këtë situatë të jashtëzakonshme pandemie.”- ka shkruar z.Arifi në postimin e tij.