Salihu: Shpresojmë që dy listat shqiptare nga Bujanoci e Presheva të kenë nga 1 deputet
I ftuar në studion e “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu ka komentuar zgjedhjet që do të zhvillohen javën e ardhme në Serbi.
Salihu i cili ësht kandidatë për deputet tha se ndryshe nga hera e kaluar kur partitë shqiptarë dolën me një listë të përbashkët ku arritën të marrin 3 deputetë, këtë herë garohet me dy lista.
Ai tha se shpresojmë që shqiptarët të nxjerrin të paktën dy përfaqësues për në Kuvendin serb.
“Në Serbi para çdo palë zgjedhjeje, ka një lloj klime të tensionimit në raport me Kosovën, por deri tani po shkojnë normalisht, po merr pjesë edhe opozita serbe. Për dallim nga viti 2022 shqiptarët që jetojnë në Serbi patën mundësi të kishin një listë të vetme ku morëm 3 deputetë. Falë këtij bashkëpunimi në atë kohë ministri i Jashtëm zoti Caka bëri një punë shumë të mirë, këtë herë u tërhoqën. Nga ana tjetër partitë politike shqiptare patën disa përpjekje për një listë të përbashkët, kështu që këtë herë garojmë me dy lista. Shpresojmë që dy listat të kenë nga 1 përfaqësues”, tha Salihu.