Të fundit

Presidenti Vuçiq nesër pritet t’a vizitojë Bujanocin

Presidenti Vuçiq do të vij në vizitë në komunën e Bujanocit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me shumë mundësi nesër do të qëndrojë në rrethin e Pçinjës, në Vranjë dhe Bujanoc.

Sipas informacioneve jo zyrtare, ai fillimisht do të vizitojë Spitalin në Vranjë.

Sipas mediave serbe, përcjell preshevacom, Aleksandar Vuçiq do të vizitojë edhe fshatin Lluçan, komuna e Bujanocit.

Vuçiq do të paralajmëroj rikonstruksionin e kulmit të shkollës “Sami Frashëri” në këtë vend.