Sadiku do të rikthehet të luajë në Zvicër
Armando Sadiku do të rikthehet të luajë në Zvicër. Sulmuesi do të jetë pjesë e Luganos.
Mediat spanjolle raportojnë se futbollisti ka kaluar testet fizike dhe do të huazohet tek ekipi zviceran deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes së kartonit.
Po diskutohen edhe çështjet financiare për të përfunduar transfertën. Ky do të ishte rikthimi i tretë për Sadikun në Zvicër tek Lugano, pasi më herët ka qenë në vitet 2012-2014, si dhe në formën e huazimit nga Zyrihu, në vitin 2017.