Bota

Arabia Saudite mbështet përpjekjet e Trumpit për të ashtuquajturin plan i paqes

Arabia Saudite bëri të ditur se vlerëson “përpjekjet e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, në lidhje me planin e paqes Palestinë-Izrael”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite konfirmohet se Mbretëria e Arabisë Saudite do të mbështesë çdo lloj përpjekje të drejtë dhe gjithëpërfshirës në lidhje me çështjen palestineze pasi të shqyrtojë planin e shpalosur nga administrata amerikane.

Nga ministria u pohua se vendi që nga periudha e themeluesit të Arabisë Saudite, Mbretit Abdulaziz al Saud, e deri më sot, është duke mbrojtur kauzën palestineze në platformat ndërkombëtare, duke theksuar se Arabia Saudite gjithashtu ka qenë udhëheqës i Iniciativës Paqësore Arabe të vitit 2002, që konfirmon se paqja e drejtë dhe gjithëpërfshirëse është zgjidhje strategjike.

“Mbretëria e Arabisë Saudite, vlerëson përpjekjet e administratës së presidentit Trump për të zhvilluar një plan paqësor gjithëpërfshirës mes Palestinës dhe Izraelit. Gjithashtu inkurajon që çdo kontest në lidhje me fillimin e negociatave të drejtëpërdrejta mes palëve nën patronazhin e SHBA-së dhe në lidhje me planin të zgjidhet nëpërmjet negociatës. Kjo, gjatë procesit të paqes, është për të arritur në një marrëveshje që do të sigurojë të drejtat legjitime të popullit vëlla palestinez”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkohë, sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite, SPA, mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.