FutbollSporti

Real Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme

Sonte zhvillohet super ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Real Madrid dhe Barcelona takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në duelin e drejtpërdrejtë të rivalëve për titullin e La Ligas, shkruan GazetaBlic.

Barça hyn në këtë sfidë si lidere – pasi ka dy pikë më shumë se madrilenët në renditjen tabelare.

Madrilenët kanë një seri negative, pasi janë mposhtur nga Levante dhe Manchester City dhe Zidane shpreson se kjo do të jetë sfida ku skuadra e tij do ta bëjë kthesën, ndërsa Setien shpreson që skuadra blaugranase të shkëputet nga vendi i dytë dhe ta krijojë një lloj komoditeti në vendin e parë.

Më poshtë keni formacionet e mundshme:

Real Madrid: Thibaut Courtois, Dani Carvajal, Raphael Varane, Sergio Ramos, Ferland Mendy, Fede Valverde, Casemiro, Luka Modric, Toni Kroos, Karim Benzema dhe Vinicius.

Barcelona: Marc-Andre ter Stegen, Nelson Semedo, Gerard Pique, Clement Lenglet, Junior Firpo, Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Arthur, Arturo Vida, Leo Messi dhe Antoine Griezmann.