BoksSporti

Momenti kur Usky e gjunjëzon Joshuan, për t’ia rrëmbyer kurorën (Video)

Oleksandr Usyk, boksier ukrainas, e ka gjunjëzuar anglezin Anthony Joshuan, për t’ia rrëmbyer kurorën për peshat e rënda në boks, në kategoritë WBA, IBF dhe WBO.

Meçi nuk përfundoi me nokaut, por Usyk u shpall kampion i ri i botës në tri kategori, me vendim unanim të jurisë.

Videoja në vijim tregon sekondat e fundit të meçit, ku Usyk pati një breshëri grushtash në drejtim të Joshuas, që e dërrmuan britanikun./Kp