Putin telefonon Vuçiç: Asnjë vendim për Kosovën s’mund të merret pa Këshillin e Sigurimit të OKB
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se vendi i tij do të mbështesë Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se asnjë vendim nuk mund të merret pa Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Kabineti i presidentit të Serbisë, AleksandarVuçiç, njoftoi se Putin në një bisedë telefonike me Vuçiç tha se do të diskutonte çështjen e Kosovës në mënyrë private me homologun e tij serb, i cili do të jetë në Moskë më 24 qershor, për të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores, e cila u shty për shkak të pandemisë.
Gjithashtu, temë e bisedimit ndërmjet Vuçiçit dhe Putinit ka qenë edhe vizita e ardhshme e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov në Beograd, e cila është planifikuar për ditën e enjte, më 18 qershor, tre ditë para zgjedhjeve në Serbi.
Kosova nga ana tjetër shprehet e gatshme të nisë dialogun me Serbinë, ndërsa presidenti Thaçi ka bërë thirrje për unitet të brendshëm në këtë proces.