Të fundit

Trajkoviq: Ftesa e Grenellit në Shtëpinë e Bardhë nënkupton nënshkrimin e marrëveshjes

“Amerikanët nuk do t’i ftonin në Shtëpinë e Bardhë nëse Beogradi dhe Prishtina nuk do ta kishin parë tanimë marrëveshjen dhe të kenë rënë dakord ta nënshkruajnë atë” deklaroi për N1 politikanja serbe nga Kosova Rada Trajkoviq, duke komentuar kështu njoftimin e të dërguarit special të Presidentit amerikan Richard Grenell që përfaqësuesit e të dy palëve do të takohen në 27 qershor në Washington, transmeton Ministria e Lajmeve.

Ajo mes tjerash tha se “Serbia po prezentohet si një “tavolinë suedeze” kushdo që vjen merr atë që dëshiron, ndërsa Vuçiq është kamarieri i cili merr ‘bakshishin’ dhe e fut në xhep”

Ftesa e Grenellit dhe udhëtimi i Aleksandër Vuçiqit e Hashim Thaçit drejt Uashingtonit nënkupton pranimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes për Kosovën, tha Trajkoviq në programin e mëngjesit të TV N1-Beograd, transmeton Ministria e Lajmeve.