Kryesore

Ardita Sinani i uron gjithë besimtarëve musliman muajin e shenjtë të Ramazanit

Muaji i Ramazanit që fillon sonte, këtë herë do të jetë më ndryshe për shkak të pandemisë.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të kryetares së PVD’ znj.Ardita Sinanit, drejtuar qytetarëve të komunës së Preshevës, me një mesazh urimi gjithë besimtarëve musliman muajin e shenjtë të Ramazanit.

Postimi i plotë :

Të dashur qytetar të komunës së Preshevës,
Të nderuar vëllezër e motra të besimit Islam,

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të begative e sakrificës, muajit të mirësive e solidaritetit, uroj nga zemra të gjithë myslimanët duke i dëshiruar agjërim të lehtë.

Muaji i Ramazanit për besimtarët është i njohur si muaji që Krijuesi i gjithësisë zbret mëshirë për të gjithë ata që i drejtohen me lutjet e tyre të sinqerta, andaj uroj që këtë begati të Zotit ta shfrytëzojmë në mënyrë që të shpresojmë në shpërblimet e Tij.

Duke ditur se Zoti fuqiplotë i plotëson më shumë se në çdo periudhë tjetër lutjet dhe dëshirat tona, uroj që ta shfrytëzojmë këtë mundësi të mirë që t’i drejtohemi Zotit me lutjen për tejkalimin e sfidës ndër më të madhe për njerëzimin, siç është Virusi Corona. Le të lutemi me zemër që ky virus, në të gjithë botën, e posaçërisht në trojet tona të kalojë pa pasoja.

Uroj që muaji i Ramazanit të na shërbejë si reflektim në bashkim për bamirësi, solidaritet e kujdes ndaj nevojtarëve.

Me besim të madh tek Zoti Fuqiplotë dhe me shpresë në shpërblimet e Tij,

Me fat Muaji i shenjtë i Ramazanit

E juaja, Ardita Sinani
Kryetare e degës së PVD-së, në Preshevë