Lajme

Politikanët serbë: Nuk na intereson ndalesa, se respektojmë dhe vijmë në Kosovë kur të duam

Disa prej figurave më të larta të politikës në Serbi, kanë thënë se nuk u interson ndalesa e bërë nga Kosova, nuk e respektojnë dhe do vijnë në Kosovë kur t’ua dojë qejfi.


‘Kurir’ përkujton se në listën e atyre që u është ndaluar hyrja në Kosovë janë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme Aleksandar Vulin e Nebojsha Stefanovic, ish –shefi i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq (i akuzuar për krime lufte në vendin tonë) dhe lideri i Partisë Radikale serbe Vojislav Sheshel.

Lidhur me ndalesën, Brnabic ka thënë se nuk është shumë e brengosur dhe shpreson se do t’i mundësohet ta vizitoj Kosovën kur ajo të ketë dëshirë.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe ministri serb i mbrojtjes Vulin, i cili thotë se në Kosovë mund të hyjë kur t’i teket dhe mund shkojë në cilindo vend të saj.

“ Šiptari”(ai vazhdon t’i quajë kështu me përbuzje shqiptarët Kosovës), këtë e dinë mirë, kanë provuar shumë herë pa sukses të më gjejnë e të më arrestojnë kur ka shkuar ta vizitojë popullin tim në enklava. Se a do të shkoj dhe kur do të shkoj deri në Prishtinë ose deri në Gjakovë, le të mbetet preokupim te Šiptarët dhe te policia e tyre. Një gjë është e sigurt, nuk do të bëj asgjë që do ë rrezikonte serbët në Kosovë”, citon “kurir “të ketë thënë Vulin.

Me këto lista të ndalimit, ka shtuar ai, tregohet frika dhe pafuqia, sepse populli serb në Kosovë ka refuzuar at braktisë shtetin e vet (serb) dhe institucionet e tij:

“Šiptari e dinë cilët janë njerëzit që u besojnë serbëve dhe atyre nuk duhet t’iu lejohet lëvizja e lirë. Në Kosovë nuk iu ndalua hyrja Gjillasit, Jeremeiqit, Stafanoviqit dhe luftëtarë të tjerë për Kosovë të tërësishme e të pavarur”, ka thënë Vulin.

Ndalesën për hyrje në Kosovë, ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq e sheh si mirënjohje për luftën për shtetësi e sovranitet të Serbisë.

“Le të bëjnë ç’të duan, por kjo nuk do të na pengojë që t’i ndihmojmë popullit tonë kur ai të jetë i rrezikuar. Gjithsesi do të vazhdojmë të udhëheqim politikë përgjegjëse e do të dimë ta mbrojmë popullin tonë pa marrë para sysh për hapat që do t’i marrë Kosova”, ka thënë ai.

Shesheli ka thënë se kjo është ndalesë e dyfishuar për të, pasi, ka treguar ai, në vitin 2002, para shkuarjes në Hagë KFOR-ia ia kishte ndaluar hyrjen në Kosovë dhe e kishte kthyer mbrapshtë nga kufiri:

“Qe ngas ajo kohë nuk kam qenë në Kosovë, por i porosis autoritetet në Prishtinë se një ditë atje kam për të shkruar i armatosur”, është kërcënuar Shesheli.

Ish -kryeushtaraku serb Dikovic thotë të mos jetë i befasuar me këtë ndalesë:

“Nga ata në të ardhmen mund të priten gjëra edhe më të këqija. Me këta hapa, ata përforcojnë pozitën e vet te popullata e tyre, sepse lufta kudër serbëve është shumë e popullarizuar”, ka thënë Lubisha Dikovic i cili nga Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Natasha Kandic i akuzohet për shumë vrasje në Kosovë.