FutbollSporti

Liverpooli kampion i Evropës

Liverpooli ka arritur të shpallet kampion i Evropës, duke e mposhtur në finale skuadrën e Tottenhamit.

“Të Kuqtë” shënuan fitore prej 2 me 0 në një ndeshje tejet të vështirë ndaj Tottenhamit, transmeton Koha.net.

Ishte Mohamed Salah ai që i dha epërsinë Liverpoolit në minutën e dytë duke shënuar nga penaltia.

Në pjesën e dytë Tottenhamit të barazojë shifrat, por Alisson ishte fantastik me pritjet e tij.

E në minutën e 88 Origi shënoi golin e dytë për të mbyllur dilemën e fituesit.

Ky është titulli i gjashtë i Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, derisa Xherdan Shaqiri, ndonëse që nuk luajti sonte, rrëmben titullin e dytë në karrierë në Ligën e Kampionëve duke u bërë shqiptari i vetëm që shpallet dy herë kampion i kësaj gare