LajmeTë fundit

Krimi që tronditi Cyrihun, njëra nga viktimat ishte shqiptare nga Kosova

Njëra nga viktimat e krimit të rëndë që ndodhi paraditen e sotme në Cyrih është edhe një shqiptare e Kosovës. Bëhet fjalë për gruan 34 vjeçe me inicialet I.S. , me prejardhje nga Kamenica.

Këtë njoftim e ka dhënë për albinfo.ch një familjar i I.S., nën kushte anonimiteti. Ai nuk deshi të jepte më shumë informacione rreth rastit përveç se e konfirmoi se I.S. ka bashkëjetuar një kohë me 60 vjeçarin, vrasësin e saj dhe të 38 vjeçares M.S.. Siç është njoftuar tashmë, 60 vjeçari në fund ka vrarë edhe veten.

Edhe portali 20minuten.ch jep këtë variant për krimin e ndodhur sot në Cyrih, transmeton Ministria Lajmeve.

I.S. dhe M.S. kanë punuar së bashku si infermiere në Kanton të Cyrihut. I.S jetonte në banesë me M.S. Emri i saj në kutinë postare ishte i shkruar në një pusullë të bardhë.

Kosovarja më parë ka punuar në një servis limuzinash dhe në një zyre të detektivit privat në Uster të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Këtë të fundit e drejtonte së bashku me pengmarrësin, P.C. Deri vonë ata të dy kishin adresë të përbashkët në Altstetten, shjrkuan 20minuten.ch.

Një njësit special (Scorpion) ka hyrë me dhunë në banesë dhe aty ka hasur tre të plagosur rëndë, transmeton albinfo.ch. Dy gratë dhe burri, pengmarrësi, kanë vdekur përkundër përpjekjeve të bëra për rianimacion, thotë policia më tutje.

Deri më tash Policia e Cyrihut nuk ka informacione lidhur me motivet e krimit.

Policia është alarmuar rreth orës 5 e 20 minuta në mëngjesin e hershëm ndërsa rreth orës 8, pengmarrësi i kishte thënë policëve se pas dhjetë minutash do të dorëzohej. Mirëpo pas kësaj ishin dëgjuar krismat e armës.

Pengmarrësi tashmë i vrarë ishte një burrë 60 vjeçar ndërsa dy gratë e marra peng dhe po ashtu të vrara, kanë qenë të moshave 34 dhe 38 vjeçare/ministrialajmeve.com