BoksSporti

Andy Ruiz ia rrëmben titullin Anthony Joshuas

Boksieri britanik Anthony Joshua e ka pësuar humbjen e parë në karrierë, edhe atë duke u rrëzuar katër herë nga kundërshtari i tij, Andy Ruiz Jr. i cili në raundin e shtatë fitoi me nokaut teknik.

Andy Ruiz Jr. është kampioni i ri botëror i peshave të rënda dhe meksikani i parë që shpallet kampion bote në këtë kategori.

Fillimisht në raundin e tretë, AJ e rrëzoi Ruizin, por ai u çua për ta rrëzuar kampionin. Menjëherë pas, meksikani e rrëzoi sërish Joshuan, të cilin e shpëtoi gongu.

Kurse, raundi i shtatë, ishte momenti kur Ruiz sulmoi fuqishëm dhe e rrëzoi edhe dy herë të tjera Joshuan, ndërsa gjyqtari e ndali meçin që do të thoshte, fitore me nokaut teknik për kampionin e ri.