Kryesore

Njoftim i rëndësishëm nga shtëpia e shëndetit Preshevë

Të shqetësuar për mospërgjegjësinë e pacientave të cilët kanë simptome febrile (temperaturë, ethe, vështirësi në frymëmarje…) të cilët po paraqiten në ambulancën e Covidit, e më pastaj në bazë të shenjave klinike në shtëpinë e shëndetit i matet temperatura, i bëhet RTG i mushkërive, testi i shpejtë ELISA dhe analizat e gjakut.

Në bazë të shenjave klinike, mjeku vendos që pacienti të dërgohet në vet izolim apo trajtim spitalor.

Ata që kanë shenja klinike të rënda, ne i kemi dërguar menjëherë në spitalin e Vranjës ku duhet ti bëhej testi PCR për verifikimin e Corona virusit.

Pacientët të cilët i kemi dërguar në Vranjë, vullnetarisht kanë nënshkruar që mos të qëndrojnë atje në spital andaj edhe me terapi nga klinika infektive shumica prej tyre janë liruar në shtëpi pa u testuar fare me PCR test.

Prandaj, Shtëpia e shëndetit ka marrë masa në bashkëpunim me Institutin e shëndetit publik, për ti’u shmangë kësaj situate shqetsuese ka marrë teste PCR për këta pacientë të cilëve tash e tutje do ti bëhet testi në shtëpinë e shëndetit në Preshevë.

Deri sa të dalin rezultatet e PCR testit, pacientat e kanë të OBLIGUAR të qëndrojnë në vetizolim.

Deri tani testimet PCR janë kryer në Entin për shëndet publik në Vranjë.

Pasi të dalin rezultatet, Instituti për shëndet publik obligon organet e rendit që këta pacient ti mbahen kontrollit të izolimit dhe rregullave e jo të dalin lirshëm.

Ju lutemi të bëheni të përgjegjshëm, nëse keni simptome, lajmrohu në shtëpinë e shëndetit!