Lajme

Natë tragjike në Novi Pazar, 10 persona ndrruan jetë nga Covid-19

10 persona vdiqën si pasojë e virusit Covid-19 gjatë natës në Novi Pazar, tha për TV Prva koordinatorin e spitalit Novi Pazar, Dr. Mirsad Đerlek.

Siç deklaroi ai, të gjithë viktimat kanë qenë të moshuar dhe se asnjë i ri nuk ndërroi jetë gjatë mbrëmjes tragjike.

Dr Djerlek shtoi se më shumë se 80 persona nga Novi Pazar janë shëruar.

Këtë mëngjes ne kemi 290 persona në spital, janë shëruar pothuajse më shumë se 85 persona, gjë që është një situatë inkurajuese – tha ai.

Edhe pse 70-80 përqind e rasteve të personave të infektuar rishtazi janë regjistruar në Beograd që nga fillimi i këtij sulmi të dytë të koronavirusit, shumica e vdekjeve ishin në Novi Pazar, Tutin dhe Sjenica.