FutbollSporti

Liga e Kampionëve, sot hidhet shorti i çerekfinales

Liga e Kampionëve do të vazhdojë me ndeshjte kthyese të 1/8 së finales, kur janë paraparë të zhvillohen ndeshjet në Torino, Barcelonë, Mançester dhe Munih. Kjo do të bëjë që Man. Siti të presë Real Madridin në ‘Etihad Stadium’, Juventus sfidon Lionin në ‘Allianz Stadium’, Barcelona takohet me Napolin në ‘Camp Nou’ dhe Bajern Munihu përballet me Çellsin në ‘Allianz Stadium’.

Në anën tjetër, Atalanta, Atletiko Madrid, Lajpcig dhe PSZH, tashmë janë kualifikuar për në çerekfinale.

Shorti do të tërhiqet për tri raunde. Fillimisht do të mësohen çiftet çerekfinaliste, pastaj, përballjet e gjysmëfinales me skuadrat që do të kalojnë në këtë fazë, dhe në fund, do të përcaktohet se cila skuadër do të ketë epitetin e vendasit në finale.

Kujtojmë se nga faza çerekfinale, të gjitha ndeshjet do të luhen në Portugali, me sistemin e ‘Play Off’, me nga një ndeshje.