Të fundit

Mustafa: Prokuroria ka filluar proceduren hetuese pasi në institucione janë lëshuar kontrata të dyfishta

Kryetari i Organit të përkohshëm, Ragmi Mustafa ka qenë mysafir në studio të Tv Aldit ku ka folur për ngjarjet e fundit në komunën e Preshevës

Mustafa ndër të tjera ka treguar se sot administratën komunale në Preshevë e ka vizituar prokuroria e krimeve nga Nishi pasi që është zbuluar se nga ish pushteti janë lëshuar kontrata të duplifikuara. Punëtorëve që kanë pasur kontrata valide edhe për disa muaj i janë lëshuar kontrata të reja në kohëzgjatje njëvjeçare.

Sipas Ragmi Mustafës kontrata të tilla nuk janë lëshuar vetëm në administratë por edhe në disa institucione tjera ku themelues është kuvendi komunal. 

Sipas kryetarit Mustafa, prokuroria nga Nishi ka filluar procedurën për këto raste./rtppresheva