Të fundit

OSBE ka dhuruar 100 pako edhe për komunën e Preshevës

Misioni i OSBE-së përveç në komunën e Bujanocit, ka dhuruar edhe 100 pako ushqimore për familjet në nevojë të Komunës së Preshevës.

Misioni i OSBE-së në Beograd, përmes zyrës së sajë në Bujanoc, sot ka donuar 200 paketa me ushqim për familjet në nevojë të Komunës së Preshevës dhe asaj të Bujanocit.

Lufta e përbashkët kundër COVID19 e bënë OSBE-në edhe njëherë partnere të drejtëpërdrejtë të Komunës së Bujanocit dhe qytetarëve të sajë.

“Për shkak të pandemisë globale të shkaktuar nga COVID-19, zyra e OSBE-së në Bujanoc dhuron 100 pako për familjet në nevojë të Komunës së Preshevës. Lista e përgatitur nga Qendra për punë sociale kurse shpërndarjen e bëjnë aktivistët e Zyrës për të rinj gjatë ditëve të vikendit.” ka shkruar drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Preshevë, Liridon Latifi në profilin e tij në facebook.